Futbolli i moshave në kaos për ndryshimin e formulës, FSHF hedh shortet

Futbolli i moshave në kaos për ndryshimin e formulës, FSHF hedh shortet

Foto nga shorti

Prej ditësh futbolli i moshave ka hyrë në kolaps pasi me një vendim të befasishëm FSHF ndryshoi formulën e kampionateve, duke lënë shumë ekipe në mes të katër rrugëve. Këta të fundit kanë nisur të ngrenë zërin nga çdo cep i Shqipërisë por FSHF nuk bën mbrapsht, madje sot ka hedhur edhe shortet për futbollin e të rinjve.

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit të kategorive “Abissnet Superiore” për grup-moshat U-19, U-17, U-15, U-14 dhe U-13. Këtë sezon të pesta këto kampionate përbëhen nga 10 skuadra me sezonin që do të ketë 18 javë të ndara në dy faza. Kampionati Abissnet Superiore U-19” do të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023 me javën e fundit.

Kampionati “Abissnet Superiore U-17” do të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023. Kampionatet Abissnet Superiore U-15 dhe U-14 do të fillojnë në datën 17.09.2022 dhe do të mbarojnë në datë 07.05.2023, ndërsa Abissnet Superiore U-13 Superiore do të fillojë po në datën 17.09.2022 dhe do të mbyllet në datën 06.05.2023.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim do të hidhen shortet edhe për kampionatet e moshave të Kategorisë së Parë edhe për kampionatin kombëtar të moshës U-21.

KËTU gjeni edhe kalendarët e sezonit për të pesë kampionatet kombëtare të gjithë grup-moshave.

Vendimi i FSHF përfshin rikonstruktimin e mënyrës se si shkohet në kampionatet elitare kombëtare, jo në bazë të meritës sportive, por në varësi të klubeve. Ka disa mekanizma korrektimi të cilat lejojnë që disa akademi të caktuara të preferuara ndonëse nuk kanë skuadra në superiore të futen në kampionatet kombëtare të moshave dhe të tjerat të mbesin jashtë. Kujtojmë se ndryshimet e formulës së futbollit solli shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës përmes kreut të saj Eduard Prodani. Kjo e fundit me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare