Futbolli në Kosovë, Prishtina fitoi derbin, tani 6 pikë larg Trepçës

Futbolli në Kosovë, Prishtina fitoi derbin, tani 6 pikë larg Trepçës
Ndeshja e zhvilluar, të shtunën, në kryeqytet në praninë e më shumë se 4.000 tifozëve është mbyllur, me rezultat 2:1 për bardhekaltrit. Me këtë fitore Prishtina ka shtuar në 6 pikë epërsinë ndaj “minatorëve”, të cilët vlerësohen si konkurrentët kryesor të prishtinasve në rrugën drejt titullit të kampionit. Mundësia e parë për shënim iu dha vendasve, në minutën e 7-të, por Astrit Fazliu gjuajti pranë portës së Manxhollit.

Vetëm dy minuta më vonë një rast të mirë shënimi e patën edhe mysafirët, por gjuajtjen e Liridon Ahmetit e dëboi me sukses portieri prishtinas, Neziri. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 32-të, kur pas harkimit nga a majta të Mazrekajt më së miri u gjend në zonë Besnik Krasniqi, i cili me gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetën e mysafirëve. Në pjesën e dytë “minatorët” u shfaqën më këmbëngulës drejt portës rivale dhe në minutën e 60-të arritën të barazojnë rezultatin në 1:1. Nallbani nga një ndërprerje në krahun e majtë harkoi në zonë, ku Kastriot Rexha me gjuajtje me kokë e tundi rrjetën e Nezirit.

Mirëpo, gëzimi i mitrovicasve nuk zgjati shumë, ngase vetëm pesë minuta më vonë sulmuesi i sapoinkuadruar i Prishtinës, Enis Fetahu u tregua i suksesshëm brenda zonës, duke shënuar për rezultatin 2:1, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores. Minutat e mbetura kaluan në shenjë të përpjekjeve të mysafirëve për të shënuar golin e barazimit, kurse rastin më të mirë e pati Berat Hyseni në kohën shtesë, por gjuajtja e tij me kokë kaloi pak mbi tërthorësen e Nezirit.

Ndërkohë, në sfidën tjetër që u zhvillua, të shtunën, në Kastriot, KEK-u dhe Liria luajtën baras 1:1. Prizrenasit kaluan të parët në epërsi me golin e Mehës, në minutën e 68-të, derisa një pikë “elektricistëve” ia siguroi Armend Thaçi, në minutën e 85-të.

Ndeshjet e tjera të javës së 19-të zhvillohen të dielën, në të cilat takohen: Trepça-Vëllaznimi (drejtpërdrejt në RTK 13:15), Lepenci-Hysi, Besa-Drita, Gjilani-Drenica.(rtk)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund