Futbolli në Kosovë, viti magjik i Ballkanit

Futbolli në Kosovë, viti magjik i Ballkanit

Skuadra e Ballkanit në Kosovë pati një super sezon për edicionin 2021/22. Suharekasit janë shpallur për herë të parë në histori të klubit kampion i Superligës në futboll. Ballkani arriti që për 36 ndeshje kampionale t’i grumbullojë 76 pikë, prej tyre 23 fitore, shtatë barazime e gjashtë humbje.

Po ashtu, portokallinjtë kishin sulmin më të frikshëm të sezonit, duke shënuar 61 gola, derisa pranuan 26 gola. Suharekasit morën pjesë për herë të parë në garat evropiane duke pasur kampanjë për tu mbajtur në mend.

Të besuarit e Ilir Dajës lanë prapa me 12 pikë më shumë Dritën, e Gjilanin e Prishtinën në pozitat tre e katër. Pikërisht Ballkani kampion, Drita si e dyta, Gjilani si i treti dhe Llapi si fitues i Kupës e përfaqësuan vendin tonë në Evropë.

Nga Superliga për në Ligën e Parë ranë Feronikeli e Ulpiana, derisa në elitë u futën Trepça’89 e Ferizaj. Sa i përket Kupës, këtë e fitoi Llapi për herë të dytë rresht, këtë herë triumfoi ndaj Dritës në finale. Në anën tjetër, Ballkani e Llapi do të përballen mes vete në Superkupë, e cila edhe këtë vit do të mbahet jashtë Kosovës, më saktësisht në Antalya të Turqi më 19 janar.

Edicioni 2022/23, më konkretisht stinori vjeshtor ka përfunduar, i cili ishte tejet interesant. Pas 18 xhirove, tabelës po i prijnë Drita e Ballkani me nga 38 pikë secila. Në katërshen e tabelës janë edhe Prishtina e Gjilani, të cilat kanë pikë të barabarta nga 27 secila. /Gazeta Express/

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!