Marcos Ibanez Paya, futbollisti 15-vjeçar i skuadrës së të rinjve të CD Eldenese, është ndarë nga jeta nga një sëmundje prej të cilës po vuante prej disa kohësh.

Para dy muajsh talenti 15-vjeçar ishte shtruar në spital pasi vuante nga meningjiti viral.

Skuadra me të cilën aktivizohej 15-vjeçari, CD Eldenese, bën pjesë në grupin e tretë të kategorisë e dytë të kampionatit spanjoll.

Federata Spanjolle e Futbollit i ka shprehur ngushëllimet familjes së futbollistit dhe ka kërkuar që në çdo ndeshje të kategorisë së dytë të mbahet një minutë heshtje në nder të 15-vjeçarit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptraja.com