Pasi arriti vetëm një barazim 1-1 me ekipin e nëntë më të mirë në Bundesligë mbrëmë për ndeshjet e Europa League, Barcelona u ankua për cilësinë e barit të fushës së lojës. Frankfurti kaloi i pari në epërsi, por Ferran Torres barazoi shifrat mbrëmë duke bërë që ekipit blaugrana t’i duhet fitorja në Barcelonë për të kaluar në turin tjetër.
“Duke marrë parasysh presionin dhe gjendjen e fushës, nuk ishte një rezultat i keq”, tha Eric Garcia pas dështimit për të mposhtur Eintracht Frankfurt.
“Fusha nuk ishte në formën më të mirë, por nuk është një justifikim sepse ne jemi profesionistë”, tha golashënuesi Ferran Torres.
Dhe Sergio Busquets shtoi: “Fusha e lojës nuk ishte e mirë dhe na e bëri të vështirë që të luanim pasimet e para”.
Barcelona e pret Frankfurtin në ndeshjen kthyese pas një jave në “Camp Nou”, teksa fituesi do të kualifikohet në gjysmëfinale të Evropa Ligës.