Futbollistët e Kosovës braktisën fushën pas provokimeve në Rumani/ Gazetari: Nuk mund të bërtasësh, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar! Edhe UEFA ka faj

Futbollistët e Kosovës braktisën fushën pas provokimeve në Rumani/ Gazetari: Nuk mund të bërtasësh, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar! Edhe UEFA ka faj

Foto nga ndeshja (15 nëntor) dhe Narcis Drejan

Narcis Drejan, një gazetar rumun, është ka reaguar ashpër në një shkrim të publikuar së fundmi, ku analizon skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë më 15 nëntor.
Ai nuk pajtohet assesi me veprimet e rumunëve dhe natyrisht nuk ka fjalë pozitive as për UEFA-n.

“Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem.
Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar fjalë për fjalë nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët.

Një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”, shkroi ai në një artikull të  quajtur UEFA, turp absolut.

Gjyqtari danez Morten Krogh mbylli pas një ore ndërprerje ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës (0-0), pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala” dhe racizmit të tifozëve vendas.

Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut