'Futbollistët i kam si fëmijët e mi', tifozët e Dinamos nuk përmbahen për rikthimin: Është e vështirë të veshësh këtë fanellë

‘Lojtarët e Dinamos i kam si fëmijët e mi, nipat e mi, i du me shqirt, i respektoj!’

Rikthimi i Dinamos në Superligë ka lumturuar tej mase tifozët, të cilët periudhën e errët 9-vjeçare e kanë vuajtur më shumë se kushdo. Dy prej tyre janë Bashkimi dhe Latifi, që në zemrën e tyre në pjesë të madhe ia kanë rezervuar këtij klubi.

‘Është e vështirë që të veshësh këtë bluze, ta kesh për kënaqësi. Këta futbollistë ta çojnë sa më para Dinamon. Ne me shpenzimet tona nuk kemi lënë rreth të Shqipërisë pa shkuar për të parë Dinamon,’-shprehet Latifi.

Edhe legjendat e klubit të Dinamos shprehen shumë të lumtur për rikthimin e ‘nëndetses’.

“Janë emicione të jashtëzakonshme që ndien një sportiest, një ish-dinamovit, për këtë arritje të bukur dhe të merituar që Dinamon do ta shohim në elitën e futbollit shqiptar,”-thotë Sulejman Demollari, ikonë e klubit të Dinamos.

Sipas Demollarit rikthimi i Dinamos në Superligë është një plus edhe për skuadrat e tjera që janë në elitë.

“Një derbi, një atmosferë, një kënaqësi edhe për ambientin që do krijohet në stadiume me rikthimin e Dinamos. Është diçka plus edhe për konkurencën që do ketë kampionati, por edhe për të ardhurat e tyre nga pjesmarrja në stadium,”-thotë Demollari.

Ermal Tahiri, një tjetër ish-futbollist i Dinamos, tregon se çfarë do të thotë ky klub për të.

“Për mua është dashuri sepse moshën më të mirë e kemi jetuar te Dinamo, te kompleksi që ka qenë super me kushte fantastike në atë kohë. Më shumë rrinim te shtëpia që quhej Dinamo se sa të shtëpia e familjes. Rikthimi në Superligë do të thotë se elitës i shtohen edhe 33 kupa të tjera. Kampionatit do t’i bëjë shumë mirë,”-deaklroi Tahiri. 

1620661402_1620659178FOTONESTI.jpg

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?