'Futbollistët ishin të lodhur, ndikoi mungesa e tifozëve!' Reja pas barazimit me Estoninë: Prisja më shumë nga Broja

Estonia ishte llogaritur për të qenë ilaçi pas dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve ku kombëtarja ishte larg asaj që pritej, por edhe në miqësore kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0. Pas ndeshjes trajneri Reja rreshtoi disa arsye përse kombëtarja nuk ia doli.

“Duhet respekt për djemtë që qëndruan pasi kishte shumë lodhje. Aktivizova edhe disa elementë të rinj për të bërë vlerësime në lidhje me projektin. Në përgjithësi ishte e vështirë të gjesh motivim, pasi dhe publiku nuk ishte i shumtë për të stimuluar djemtë dhe dukej si ndeshje përgatitore e gushtit,”-deklaroi Edy Reja, trajner i Kombëtares.

Trajneri i kombëtares vijoi të mbronte skemën e shumë kritikuar 3-5-2, ndërsa u ndal më me detaje të loja në fushë.

“Ne shkojmë pak në fundore dhe po pak godasim portën. Kjo nuk më pëlqen. Broja duhet të jetë më shumë konstant e prezent, prisja diçka më shumë prej tij kundër Estonisë,”-u shpreh Edy Reja, trajner i Kombëtares.

Ndeshjet e ardhshme të kombëtares do jenë në shtator për Ligën e Kombeve, ndërsa në nëntor përfundon kontrata e Edy Rejës me federatën. Nuk dihet ende nëse bashkpunimi do vijojë pavarësisht se italiani pëlqen shumë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie