Futbollisti i Chelsea-s nuk përmbahet sërish, kuqezinjtë e Bushit dhurojnë spektakël në miqësore

Futbollisti i Chelsea-s nuk përmbahet sërish, kuqezinjtë e Bushit dhurojnë spektakël në miqësore

Futbollistët e Kombëtares U-21

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar po me Uellsin. Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” rezultati u zhbllokua që në minutën e 8 nga futboillisti i Teutës Kallaku, ndërsa pak çaste më pas Esat Mala dyfishoi rezultatin.

Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, Armando Broja, futbollisti i akademisë së Chelsea-s, realizoi golin e tretë, duke dhënë sinjalet e tjëtër paraqitje fantastike me fanellën kuq e zi.

Pas minuta nga fundi miqtë nga Britani shkurtuan diferencat, por kjo nuk mjaftoi për t’i dhënë një tjetër udhë takimit. Kujtojmë se dy ditë më parë në ‘Sulman Stërmasi’ fitoi 2-1 po ndaj Uellsit, një kundërshtari me cilësi të kënaqshme.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë