Lojtari e ekipit të Skënderbeut  ka marrë lajmin tragjik gjatë ditës së sotme teksa përgatitej për seancën stërvitore.

Mesfushori me tipare sulmuese, Bakary Nimaga ka mësuar  lajmin e kobshëm se motra e tij është ndarë nga jeta.

Lojtari ka lënë mënjëherë seancën stërvitore dhe më pas është nisur drejt vendlindjes për ti dhënë lamtumirën e fundit njeriut të shtrenjtë të familjes.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com