Austria ia doli në shtesë të fitonte me rezultatin 3-1 kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, në të njëjtin grup ku është edhe Kosova, por rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse sjellja e sulmuesit Sayed Abu Farkhi nuk do të ishte konsideruar e parregullt nga gjyqtari.

Në minutën e 55-të, talenti izraelit shënoi, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1, ndërsa gjatë festimit ai mori flamurin e goditjes së këndit, duke imituar shkrepjen e një arme. Mirëpo në kushtet ku ndodhet Izraeli ky gjest u vlerësua me të verdhë nga arbitri.

Për shkak se edhe një të verdhë e kishte më herët Sayed Abu Farkhi u largua me të kuq nga fusha, duke lënë Izraelin me 10 lojtarë në fushë. Me tej Austria realizoi dy herë dhe fitoi me rezultatin 3-1.