Futbollisti i Kombëtares Amir
Abrashi rinovon kontratën me Freiburg

Futbollisti i Kombëtares Amir<br />Abrashi rinovon kontratën me Freiburg
Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me klubin e Freiburg.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare që u bashkua me skuadrën gjermane në vitin 2015 gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane që nuk kanë mundur ende të zbulojnë detajet e marrëveshjes së re. Ish mesfushori i Grassshopers ka arritur të fitojë një vend në formacionin bazë të Freiburgut. Ai rezultoi vendimtar në rikthimin e skuadrës në Bundesliga disa muaj më parë.

Sipas drejtorit sportiv të Freiburgut, Jochen Saier, Abrashi është një profesionist i vërtetë dhe vendin e tij e ka fituar vetëm falë punës serioze. “Sjellja e tij model dhe mentaliteti prej fituesi janë vlera të shtuara për skuadrën tonë”, thekson zyrtari i klubit gjerman që konfirmon arritjen e marrëveshjes me 27-vjeçarin. Amir Abrashi ka lindur në Zvicër por që prej vitit 2013 ai është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare të drejtuar nga Gianni De Biasi.

E ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2007 me skuadrën e Winterthur, ndërsa 3 vjet më pas u zhvendos në radhët e Grassshopers. Me ekipin nga Zyrihu ai zhvilloi 127 ndeshje iu shënoi edhe 6 gola por kjo ndalesë i shërbeu për të bërë hapin e madh drejt Gjermanisë pasi dy vjet më parë u bashkua me Freiburgun në Bundesligën e Dytë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene