Futbollisti shqiptar Armando Sadiku, duket se e ka mbyllur karrierën e tij në kapionatin zviceran dhe është trasferuar në kampionatin polak.

Gjatë ditës së mërkurë futbollisti I kombëtares ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën e cila e bën lojtar të kampionëve të Poloniosë.

26-vjeçari ka firmosur kontratën tre vjeçare, e cila nuk dihet ende se sa i ka kushtuar Legias së Varshavës.

Futbollisti elbasanas sezonin e kaluar e nisi me ekipin e Zyrihut dhe përfundoi tek Lugano, ku me anë të golave të tij e dërgoi skuadrën zvicerane në Kupat e Europës.

sadiku

sadiku

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com