Futbollisti serb rrëfen ardhjen e tij në Korçë: Idhull kam Xherdan Shaqirin

Futbollisti serb rrëfen ardhjen e tij në Korçë: Idhull kam Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri

Lojtari më i ri i Skënderbeut, Elmir Asani ka rrëfyer ardhjen e tij në qytetin e Korçës dhe idhullin e tij më të madh. Asani është i lindur nga dy prindër serbë në Kosovë, por pothuajse nuk flet fare shqip.

 “Kam ardhur te Skënderbeu sepse është një klub i madh, me një traditë të madhe dhe me shumë trofe. Këto arsye më bindën ta pranoj ofertën. E kam ndjekur edhe më parë Skënderbeun, sidomos gjatë garimit në UEFA Europa League. Skënderbeu është një klub i madh dhe me siguri do të thotë shumë të luash në këtë ekip dhe për të ecur lart në karrierë,”- tregon futbollisti për Sportekspres.

Ndër të tjera Asani tregon se e krahasojnë me sulmuesin nga Gjilani, që luan me Liverpool tani, dhe është pikërisht idhulli i tij. “Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil loje,”- pranoi sulmuesi.

Futbollisti serb Elmir Asani 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu