Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur dy banesa në Himarë.
46-vjeçari SH.S banues në Divjakë, futej nëpër banesa dhe vidhte para, pajisje elektorshtëpiake e produkte ushqimore.
‘Gjatë kontrollit në automjetin furgon që 46-vjeçari përdorte për të kryer vjedhjet, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash dhe disa produkte ushqimore që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ll. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se 46-vjeçari i ka vjedhur në një banesë, në Himarë, më datë 24.01.2024, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.’- njofton policia.