Droni zëvendëson pëllumbat, futën drogë dhe celularë në burgun e Shënkollit, 3 të arrestuar (FOTO)

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Burgjeve kanë arrestuar tre persona, të cilët me anë të dronit tentuan të fusnin drogë e celularë brenda në ambientet e burgut të Shënkollit.  Të arrestuarit janë; M.V. 28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K.  25 vjeç dhe Xh.L .28  vjeç, banues  në  Bajze, Malësi e  Madhe. 

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në rrethimin e jashtëm të burgut, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe FNSH e Shkodrës.

Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë me tre karta. Gjithashtu policia bllokoi edhe automjetin e autorëve, ku u gjet edhe telekomanda e dronit. Ndërsa brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, u gjet edhe çanta ku tre të arrestuarit kishin futur dronin, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Rama rikthen turin me diasporën, dërgon drejtues politikë në Greqi dhe Itali 3 ditë para nisjes së regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet

Rama rikthen turin me diasporën, dërgon drejtues politikë në Greqi dhe Itali 3 ditë para nisjes së regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet