KAKAVIJE- Hyrja kontrabandë e mallrave të ndryshëm nëpërmjet pikave tona doganore është një problem i vjetër, por ky fenomen po goditet nga policia kufitare. Vetëm mëngjesin e sotëm nga ana e strukturave të policisë kufitare u bë parandalimi dhe goditja e tre rasteve të kontrabandës në tre pika doganore.
Operacioni i parë u finalizua në Degën Doganore Kakavijë ku u bllokua një sasi e konsiderueshme çizme grash, këpucë dhe konfeksione.
Këto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë me autobusin me targa AA 578 CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni. Vlera e detyrimit doganor shkon në 20 mijëeuro.
Ndërkohë operacioni i dytë u finalizua në Degën Doganore Qafë Botë, ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme produktesh për përdorim shtëpiak, teksa vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mijë euro.
Ndërsa në pikën doganorë të Muriqanit në Shkodër shtetasi Vasil Tahiri, me automjetin me targa SH 9022 C, po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione.
Vlera e shmangies së detyrimit doganor shkon në disa mijëra euro.
Spiropali: Superaksion, do vijojmë luftën ndaj informalitetit
Ndërkaq, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e ka komentuar arrestimin e tre kontrabandistëve në faqen e saj në “Facebook” duke e quajtur superaksion. Spiropali thotë se në total vlera e mallit kontrabandë të sekuestruar në 3 aksionet arrin në 100 milionë lekë, ndërsa shton se “aksioni vazhdon në të gjithë Shqipërinë për kthimin e ligjshmërisë dhe luftën ndaj informalitetit”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO