KORÇË- Policia ka goditur dy raste kontrabande duke bllokuar 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t'u tregtuar në Shqipëri dhe një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme të kaluara pa deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë. Nga operacioni është arrestuar një person, N.V. 42 vjeç, banues në Korçë, ndërsa u proceduan një doganier në Doganën e Kapshticës N.B. 58 vjeç dhe E.Sh. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Por si u zbulua kontrabanda? Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusët e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak në autobusin tip “Setra”, me drejtues N.V. që u arrestua si edhe në autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer E.Sh. u gjetën dhe sekuestruan midhjet, ilaçet, veshjet dhe pajisje të ndryshme.
Doganieri akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues N.V. që u arrestua. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, emigrantët kthehen në vendin fqinj pas festës ‘E hëna e pastër’! Qytetari: Kemi pyetur po s'kemi marrë përgjigje, 3 orë në pritje
3 Mars, 17:16
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
Çfarë nuk duhet të konsumojmë kurrë me stomakun bosh?
28 Janar, 07:13
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Kapshticë/ Pas festave emigrantët largohen drejt Greqisë! Punohet me kapacitet maksimal
3 Janar, 12:38
-
Tragjike/ Kush është Zoi Ksila, vajza me shtetësi greke e origjine shqiptare që nderroi jetë në aksidentin fatal! Erdhi për pushime me të fejuarin
2 Janar, 15:06
-
Vjedhje dhe trafik droge, arrestohen në Qafë Thanë e Kapshticë 3 persona të shpallur në kërkim
28 Dhjetor 2024, 15:10
-
Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale
28 Dhjetor 2024, 13:09
-
Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat
26 Dhjetor 2024, 10:05
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor 2024, 14:29