Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përballur me një vizitë të papritur në shtëpinë e saj. Mesa duket, Melania Trump nuk pret shpesh vizita nga të panjohur, siç ishte edhe vizita e këngëtarit shqiptar që mesa duket, në pavetëdije ka dashur të takojë Zonjën e parë, siç shumë të tjerë do të donin të bënin.
/Shqiptarja.com
Seven Saraçi ka deklaruar për Prime se për shkak të një ngatërrese, ai ka vizituar Melaniën në banesën e saj dhe pas pritjes së pazakotë, ai është larguar menjëherë.
Rrëfimi i Saraçit:
“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”, ka rrëfyer Saraçi.

Seven Saraçi
d.gj/ Shqiptarja.com











