Hyn në fuqi vendimi për shtyrjen e afatit të zhdoganimit të makinave të përdoruara

Hyn në fuqi vendimi për shtyrjen e afatit të zhdoganimit të makinave të përdoruara

Foto ilustruese

TIRANE-Ka hyrë në fuqi ndryshimi në vendimin për zhdoganimin e automjeteve të vjetra. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Për të gjithë ata që kanë zhdoganuar makinat e vjetra, numri i të cilave arrin 60 mijë, por nuk kanë mundur t’i regjistrojnë, kanë afat deri më 31 dhjetor për regjistrimin.

Makinat e vjetra që kanë hyrë në vend, por nuk po arrijnë të zhdoganohen për shkak të mosplotësimit të standardeve të shkarkimit të gazrave, kanë afat deri më 31 dhjetor të kryejnë procedurat.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në 27 shkurt tha se në vend do të lejohen të hyjnë makina të vjetra të standardit “euro 4”, nga “euro 5” që parashikonte vendimi i mëparshëm.

Sipas këtyre ndryshimeve, qytetarët do të kenë mundësi të importojnë makina të prodhuara nga viti 2005. Vendimi i mëparshëm lejonte vetëm importin e makinave të prodhuara nga viti 2009.

Vendimi per importin e makinave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë