TIRANË - Policia e Shtetit thotë se nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.
"Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre", njofton policia.
Një qytetar është ndëshkuar me masë administrative 500 mijë lekë pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore për të parë familjarin e tij. Në kushtet kur vendi është në situatë emergjence nga COVID-19, nuk lejohet asnjë vizitë e familjarit në ambientet spitalore, vetëm nëse vjen me autorizim nga autoritetet shëndetësore.
Ndërkohë, policia e Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues automjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës.
Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 qytetarë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.8%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
-
Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
31 Dhjetor 2024, 12:26
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor 2024, 10:13
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
Dynjaja kërkon të testoje a funksionon apo jo shteti.. mbaje gjoben tani dhe qaj
PërgjigjuKëtij plehrës Jo vetëm 500 mijë lek gjobë, por dhe një muaj burg karantinim sepse tani nuk e dimë ka marrë apo jo infektim.
PërgjigjuNe ne familje jemi bur e grua kemi per te mare pensionin ne dat 5 -20njeri 5 tjetri ne 20 Pensinin e kemi ne banke te pakten te dal une gruaja keshtu qe duhet nje zgjidhjese do pagojme dhe dertyrimet e shtetit drita uje tel
Përgjigju