Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka postuar ditën e sotme një foto në Prishtinë, ku shfaqet krah të vëllait të saj Kiri Hajdari, duke lënë të nënkuptuar se në familjen Hajdari nuk ka përçarje.
Rudina Hajdari vendosi të mos djegë mandatin dhe u përjashtua nga strukturat e Partisë Demokratike, ndërkohë që i vëllai i saj Kiri u pa në protestën e opozitës krah kryedemokratit Basha.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, Kiri Hajdari është shprehur se qëllimi i tyre është i njëjtë, fitorja e opozitës.