Sfida mes Erzenit dhe Vllazniës B, e luajtur një ditë më parë në Shijak, është shoqëruar me incidente. Mësohet se tifozët e Erzenit kanë shpërthyer në fyerje dhe sharje ndaj arbitrit të ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren e Vllaznisë B, me një rezultat të thellë 3-1. Për këtë, policia ka proceduar tre tifozë të Erzenit, përkatësisht shtetasit A.M., 18 vjeç, B. P., 38 vjeç, dhe E. G., 32 vjeç.

Uniformat blu sqaruan se iu kanë kërkuar tifozëve të ndalnin fyerjet ndaj arbitrit, por ata kanë kundërshtuar urdhrit, duke u vënë nën hetim nga policia. Në bazë të rregullave të reja për sigurinë kanë nisur procedurat për bllokimin e 3 tifozëve dhe përjashtimin e tyre.

d.c./shqiptarja.com