'Nuk e meritojnë të jenë aty', Parlamenti si arenë boksi, flet sociologu Tushi dhe qytetarët: Berisha me grupin e tij janë kthyer në agresorë

Edhe të hënën e 30 tetorit Parlamenti mori pamjen e një ringu boksi. Deputetët e grupit Berisha dhe Bardhi, jo vetëm penguan kolegët e tyre të mazhorancës, të ushtrojnë detyrën , por një prej tyre ushtroi edhe dhunë fizike. Nuk mungoi as dhuna verbale mes tyre. Për sociologun Gëzim Tushi, arsyet e një shfaqje të tillë aspak të këndshme janë të shumta, ku në fund janë po vetë deputetët ata që penalizohen.

“Në këtë kontekst kam përshtypjen që të mbushet mendja se një pjesë e deputetëve jo vetëm janë aksidental dhe të papërshtatshëm, por as nuk e meritojnë atë mandat dhe votëbesim që u kanë dhënë qytetarët. Kujtojnë se kanë shkuar aty për të përdorur gjuhën e forcës, në vend që të përdorin atë të argumentit, sepse mendojnë se po bëjnë përshtypje në elektoratin e tyre. përkundrazi, ata e shëmtojnë edhe më shumë veten e tyre”, tha Tushi, .

Profesor Tushi thotë se gjuha e egër dhe aktet e dhunës në Kuvend kanë efekt ekstraparlamentar, duke ndikuar negativisht në shoqëri.

“Dhuna që përdoret aty, dikotomia, përplasja e forcës mes deputetëve, transmetohet në familje, në shoqëri, tek militantët. Pra rrezatimi negatisht është jashtëzakonisht i madh”.

Skenat e papërshtatshme në Parlament fatkeqësisht kanë transmetuar në popull idenë se zgjidhjet nuk vijnë më konsensus, por me dhunë fizike.

VOX-e

Qytetarja 1: “Shumë e pamoralshme!”

Qytetari 2: “Saliu nga agresiv është kthyer në agresor me grupin e tij!”

Qytetarja 3: “Turp! Turp i madh!”

Kaosi i krijuar dje në Kuvend ka lënë shije të hidhur edhe tek të rinjtë që aspirojnë të bëhen politikanët e ardhshëm të vendit

“Është një demoralizim i madh për të gjithë ne të rinjtë e Shqipërisë, që përfaqësuesit tanë të kenë një mënyrë të tillë të të foluri apo të vepruari", tha studentja e Shkencave Politike Sara Naslazi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion