Fyerjet raciste ndaj Kean, Bonucci habit me komentet. Sterling ironizon mbrojtësin

Fyerjet raciste ndaj Kean, Bonucci habit me komentet. Sterling ironizon mbrojtësin

Fyerjet raciste janë dëgjuar sërish mbrëmjen e kaluar në stadiumet e Europës. Më saktë në sfidën Cagliari-Juventus, pas golit të dytë të realizuar nga Moise Kean, tifozët vendas kanë fyer për ngjyrën e lëkurës 19-vjeçaren.

Më saktë ka qenë futbollisti ai i cili i është drejtuar tifozëev vendas pas golit, dukë lënë të kuptohet se ata duhet të heshtnin pas thirrjeve raciste sporadike deri në atë moment. Kaq ka mjaftuar që tuma të irritohet dhe të fyejë në kor talentin e Juventusit.

Pas ndeshjes më shumë se rezultati 0-2, kanë bërë përshtypje komentet e Bonucci-t për incidentin. Qendërmbrojtësi i Juventusit për shokun e skuadrës është shprehur: “Mendoj se faji është 50-50 pasi Kean nuk duhet të kishte bërë atë te tifozët dhe ultrasit nuk duhet ta kishin fyer Kean.”

Këto komente të Bonucci-t nuk i kanë pëlqyer aspak Rahem Sterling, futbollistit të Manchester City-t, që një javë më parë ishte pre e koreve raciste në ndeshjen Mali i Zi-Angli. Në rrjetet sociale duke etiketuar Bonucci-n Sterling ka shkuar: “Faji është 50-50 Bonucci?” Postimin futbollisti anglez e ka shoqëruar me disa emoji të qeshurash dhe duartrokitjesh, duke ironizuar mbrojtësin e Juventusit për atë që ka deklaruar.

Më pas Sterling ka shkruar: “E gjitha çfarë mund të bësh tani është të qeshësh.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja