Kur ka folur vetëm Apeli, Komisioni Europian, i ka sytë tek Gjykata e Lartë. Të pyetur mbi vendimi e Gjykatës së Apelit nëse përbënte "një proces të besueshëm", siç kërkonte raporti i fundit i progresit dhe se si do të reflektohej një vendim i tillë në raportin e radhës, zyra e shtypit e Komisionerit për Zgjerim tha se: "Komisioni është në dijeni për vendimin e së mërkurës nga Gjykata e Apelit mbi çështjen e 21 Janarit.

Sipas praktikës së tij standarte, Komisioni nuk është në pozita për të komentuar vendimet e gjykatave. Komisioni vëren se prokuroria mund të parashtrojë ankesën ndaj vendimit në Gjykatën e Lartë. Thënë këtë, Komisioni rithekson se kjo çështje ofron një shans për të forcuar besimin në sundimin e ligjit dhe funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në Shqipëri”.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)