BRUKSEL - Eurokomisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka anuluar vizitën në Maqedoni të paralajmëruar për javën e ardhshme. Edhe pse kjo vizitë kishte si qëllim zgjidhjen e ‘ngërçit politik’, sjellja e politikës maqedonase e ka lënë të zhgënjyer eurokomisionerin deri në atë pikë sa të anulojë vizitën e tij.

"Në kontekst të dialogut të nivelit të lartë planifikoja ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme që ta shqyrtojmë progresin e reformave lidhur me integrimin në BE. Ky raund i katërt i dialogut të nivelit të lartë, duhej të jetë pjesë e përgatitjeve të Komisionit Evropian për raportin vijues të KE-së, siç u kërkua nga takimi i dhjetorit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Por, në situatën e ‘ngërçit politik’, konsideroj se vizita ime për bisedime për këto çështje do të ishte e papërshtatshme në këtë kohë", thekson Fyle në deklaratën për mediat.

Në deklaratë citohet se “vizita e Fyles dhe e përfaqësuesve të lartë zyrtarë të cilët ofruan të jenë lehtësues në procesin e gjetjes së zgjidhjes, BE-ja dhe partnerët e saj shfaqën shqetësim lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit dhe pastrimin e tyre”.

"Unë jam i zhgënjyer nga mungesa e progresit për ti dhëne fund ngërçit politik. Raundet paraprake të Dialogut të nivelit të lartë dhe konkluzionet e dhjetorit të Këshillit krijuan mundësi për progres të mëtejshëm të reformave të lidhura me eurointegrimin dhe për hapje të negociatave. Situata e tanishme e vendos në rrezik ketë mundësi "- deklaron Gyle

Pavarësisht përpjekjeve të Brukselit për të zgjidhur krizën politike në Maqedoni, opozita e bashkuar maqedonase ka vendosur sot që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit, duke njoftuar edhe kthimin e mandateve të të gjithë deputetëve të saj. Opozita maqedonase prej gati dy muajsh proteston kundër qeverise se Gruevski.

Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)