TIRANE- Dritë e gjelbër e Komisionit Evropian për Statusin e Vendit-Kandidat për Shqipërinë. Eurokomisioneri Stefan Fule lexoi progres-raportin për Shqipërinë ku theksoi rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Por në mënyrë që Shqipërisë ti rekomandohet hapja e negociatave me BE, duhet të mbahen parasysh 5 prioritete.
1-Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike
2-Veprime për pavarësinë efikasitetin e gjyqësorit,
3-Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit
4-Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar
5-Masa për të forcuar të drejtave të njeriut, komunitetit romë dhe zbatimin e të drejtave të pronave

Shkrimi u publikua sot (17.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)