Fyle: Kosova duhet të plotësojë disa
kushte për liberalizimin e vizave

Fyle: Kosova duhet të plotësojë disa<br />kushte për liberalizimin e vizave
STRASBURG - Bashkimi Europian duhet të bëjë diçka dhe duhet të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët me shtetet prezente, në lidhje me Kosovën. Kështu u shpreh komisioneri për Integrimin Europian Stefan Fyle, në seancën e Parlamentit Europian, të zhvilluar rreth orës 19:00 të së mërkurës.
 
Fule theksoi se Kosova duhet të plotësojë disa kushte paraprake për liberalizimin e vizave. Ndërsa përsa i përket integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian, Fule theksoi se një nga pikat që Serbia duhet të plotësojë, është stabilizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
 
Ai shtoi gjithashtu se po përqëndrohen tek asocim-stabilizimi, mes Kosovës dhe Serbisë. Fyle e përfundoi fjalimin e tij, duke falënderuar impenjimit e të gjithë europarlamentarëve të pranishëm, në veçanti për përfaqësuesit e Ballkanit, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën
 
Europarlamentarja Tanja Fajon, në fjalimin e saj, u shpreh se duhet të bëjmë të pamundurën, që edhe Kosova të ketë një regjim pa viza. Ajo shtoi gjithashtu, se Presidenca greke duhet të bëjë të mundur për nisjen e negociatave në lidhje me këtë gjë.
 
Sipas Fajon, marrëveshja e nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit, do të ndihmojë Serbinë për integrimin e saj në Bashkimi Europian.
 
Gjithashtu, parlamentarë të shumtë u shprehën se është e rëndësishme të çojnë përpara marrëveshjen e stabilizim-asocimit mes Serbisë dhe Kosovës. Ata theksuan se negociatat dhe progreset duhet të paraqiten nga Kosova, kjo do ti bëjë liderët aktualë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar