Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka kualifikuar marrëveshjen e dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë si “kthesë historike” në rrugën drejt Europës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e Prillit ishte vetëm e para sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, Fyle përmendi se normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim-asociimit që po bëhet me Prishtinën zyrtare. Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e kualifikoi si fillim të mirë.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com