BRUKSEL- Në orën 14: 40 minuta komisioneri për Zgjerimin e BE-së nisi konferencën për shtyp nga Brukseli. Fyle vlerësoi si vit të mirë për zgjerimin e BE-së.

“Zgjerimi ishte ajo që nxiti Kosovë- Serbi të arrijnë marrëveshjen historike. Në fillim të korriku, BE nuk do të jetë më i njëjtjë. Jam i lumtur që kam qenë komisioneri për Zgjerimin që afrova Kroacinë me BE-në. Ishte një vit i mirë për zgjerimin.”- tha Fyle.
 
FYLE PËR SHQIPËRINË: OPOZITA, TË JETË PJESË E 5 PRIORITETEVE PËR INTEGRIMIN

Në orën 14: 40 minuta komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle nisi konferencën për shtyp nga Brukseli. Fyle vlerësoi si vit të mirë për zgjerimin e BE-së.
“Zgjerimi ishte ajo që nxiti Kosovë- Serbi të arrijnë marrëveshjen historike. Në fillim të korriku, BE nuk do të jetë më i njëjtjë. Jam i lumtur që kam qenë komisioneri për Zgjerimin që afrova Kroacinë me BE-në. Ishte një vit i mirë për zgjerimin.”- tha Fyle. Komisioneri për zgjerimin e BE-së nënvizoi se për Shqipërinë periudha nga sot deri në dhjetor ku do të merret dhe vendimi nga Këshilli Europian është tepër i rëndësishëm. Fyle shton se shpresonte që opozita të ishte pjesë e procesit për realizimin e 5 reformave kyçe.  
“E mbani mend vitin e kaluar kur propozuam dhënien e statusit të vendit kandidat të kushtezuar me miratimin e 3 ligjeve. Këtë herë komisioni vjen dhe thtoë se Shqipëria i ka përmbushur këto tre kushte dhe gjithashtu  dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin të mira. I propozojmë vendeve anëtarë që është koha t’i japim statusin e vendit kandidat duke nënkuptuar që Shqipëria të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë vizitës në Bruksel, Rama më ka siguruar dhe më konfirmoi se e kupton sfidën që kanë autoritetet mes këtij moment dhe vendimit që do të merret në dhjetor nga Këshilli Europian si një mundësi nga aurotitetet shqiptare për të përmbushur edhe më shumë detyrimet sa i takon luftës kundër krimit e korrupsionit dhe të ketë rezultate. Dhe kemi propozuar 5 rekomandime për hapjen e negociatave. Ne i kemi bërë një ofertë Shqipërisë një instrument për të adresuar 5 prioritetet kyçe dhe shpresoj që qeveria të bëjë gjithçka që mundet dhe opozita aktuale të jetë pjesë e këtij procesi .Shpresoj që kjo eksperiencë të përdoret për të pasur një taktikë gjithëpërfshirëse për të trajtuar këto 5 prioriete.”

FYLE PËR KOSOVËN: VENDIMET E BE PËR KOSOVËN NUK KANË NEVOJË PËR RATIFIKIM
Pyetjes: "A keni aprovim nga vendet anëtare të BE-së për MSA-në me Kosovën?", Fyle iu përgjigj: Ky është vendim i BE dhe nuk ka nevojë për ratifikim nga vendet anëtare. Ka të bëjë me mandatin që na ka dhënë Këshilli i Europës".

FYLE PËR TURQINË - TURQIA TË PLOTËSOJË KAPITULLIN 22 DHE 23 TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
I pyetur mbi integrimin e Turqisë nga gazetarët, Fyle u përgjigj: "Shpresoj shumë që mos presim kaq gjatë përpara se të hapim një tjetër kapitull me Turqinë. Ka një ndryshim për sa i përket çështjes më të rëndësishme që përmendëm vitin e kaluar, për të garantuar që BE vazhdon të jetë një pikë reference për reformat në Turqi. Theksova që procesi i anëtarësimit është reforma më e mirë për këtë dhe jam i lumtur që shoh kryeministrin, presidentin dhe politikanët e tjerë në Turqi që bëjnë të njëjtën referencë, sepse progres-raporti natyrisht të gjithë jemi kritikë ndaj ngjarjeve për parkun Gëzi dhe protestave në sheshin Taksim. Jo vetëm duke parë përdorimin e tepruar të forcës dhe si u menaxhua gjithë situata, por edhe tek ringritja e shoqërisë civile, që kërkon të ketë rolin e saj në një demorkaci pjesëmarrëse jo vetëm gjatë zgjedhjeve por dhe në mes të këtij procesi, duke forcuar dialogun mes autoriteteve dhe popullit. Kemi bërë përpjekje të mëtejshme kësaj here, jo se nuk e bëjmë gjatë gjithë kohës, por këtë herë për të gjitha këto çështje, ndaj atyre që kemi një qasje, po dhe aty ku shohim progres në përpjekje për të sjellë paqe në juglindje të Turqisë. Me reformat e bëra dhe premtimin për të implementuar këto reforma, që përforcon thirrjen time ndaj shteteve anëtare për të hapur kapitullin 23, 24 me Turqinë. Nëse duam që Turqia të përballet me të drejtat themelore le të përdorim instrumentet në kapitullin 23 dhe 24. Do të punojmë dhe kemi punuar me grupet punuese rreth këtyre kapitujve, por s’është e njëjta gjë".

FYLE PËR BOSNJËN DHE MAQEDONINË: NUK KEMI HEQUR DORË NGA ASNJËRA, MAQEDONIA PROBLEME ME LIRINË E FJALËS
Pyetjes nëse ka përpjekje të besueshme nga autoritet e Bosnjës mbi integrimin dhe cilat janë, Fule u përgjigj: "Dua ta bëj të qartë që për sa i përket vendimit të gjykatës europiane nuk flitet për përpjekje të besueshme, por për zgjidhje. Për sa i përket Bosnjës dhe Maqedonisë, ku procesi duket se ka një ngecje, të dy këto vende kanë pasur sfida të ndryshme, siç kanë histori të ndryshme. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si përballen me këto sfida. Për sa i përket Maqedonisë është momenti të zgjidhet çështja e emrit, që të përmbushin kriteret politike për hapjen e negociatave. E bëra të qartë dhe e përsëris; me dialog të nivelit të lartë kemi ecur përpara në axhendën e integrimit, duke arritur kështu fokusin dhe debatin mbi këtë vend. Nuk kemi hequr dorë nga Maqedonia dhe nuk do të heqim dorë as nga Bosnjë-Hercegovina, ku kemi përcaktuar në mënyrë të qartë se çfarë nevojitet për ta kaluar këtë urë drejt Zgjerimit. Kam theksuar se nëse liderët politikë vijojnë të jenë të angazhuar ndaj kësaj kronize, nëse modeli ynë matematik i versioneve të ndryshme të marrëveshjeve që mund të jenë dhe ka një rrugëdalje, atëherë do të shkojmë tek këta dhe t’i ndihmojmë. Jam në favor të principit të pronës dhe ky shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka një ekip tani, që shpresoj se do kthehet së shpejti me lajme inkurajuese". Një gazetar maqedonas ndërhyri dhe tha se "është rekomandimi i pestë për hapje negociatash me Maqedoninë. Këtë vit situata e përkeqësuar; një pjesë e kolegëve të mi janë në burgje. Po fuqia e transformimit të BE dhe vlerave thelbësore si liria e fjalës, çfarë masash do merrni që të parandaloni një përkeqësim të situatës? Gazetari ka shtuar se " shpresoj mos kem unë pasoja pas kësaj pyetjeje që po u bëj juve". Ndërsa Fyle u përgjigj: "Për lirinë e shprehjes kemi organizuar një herë në dy vjet konferencë, si një mundësi për të dëgjuar ju gazetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë, për të parë si është situata, por të gjetur zgjidhje për t’u përballua me këto probleme. Nëse shihni se çfarë është bërë, duke adresuar këto çështje, kapitullin 23, 24 që në fillim të anëtarësimit ne kemi bërë për lirinë e të shprehurit. E di se ka disa probleme serioze atje. Ka mungesë progresi për sa i përket kapitullit 23. Mbase do ta ulnim shpejtësinë e procesit, për të dërguar mesazhin tonë, për të thënë që është pjesë shumë e rëndësishme dhe nuk do vijojmë asnjë kapitull tjetër, nëse nuk adresohen këto çështje në këto kapituj".

FYLE PËR MALIN E ZI: KEMI PRITSHMËRI PËR ÇËSHTJEN E PËRGJIMEVE
Pyetjes nëse mund të ishte preçiz në një anëtarësim të mundshëm të Malit të Zi, Fyle u  përgjigj: “Të jesh preçiz në politikë?! Mendoj që në progres-raport jemi të qartë për këtë çështje. Kemi qenë të qartë për pasojat për rëndësinë e kësaj çështjeje, që të trajtohet siç duhet, se ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Nuk na takon të themi se ç’duhet bërë me saktësi, të komentojmë për vendimet e gjykatës. Nuk do mohoj pritshmëritë që kemi ne për sa i përket çështjes së audio-përgjimeve; ka nevojë për reflektim jo vetëm ligjor, por edhe politik, shoqëror në vend. Ndonjëherë flas në gjuhë diplomatike, por mendoj se isha shumë i qartë kur thashë që Mali i Zi është vendi i parë që hap kapitujt 23 dhe 24, sikurse është dhe vendi i parë që përjeton shpritin dhe atmosferën e procesit të integrimit, duke nisur me këto dy kapituj”.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)