Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Rama dhe përfaqësuesit e takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Hotel Sheraton, eurokomisioneri vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në lidhje me 5 Prioritet kyçe, por apeloi për ndërveprimin mes palëve të bazuar tek konsensusi.“Konsensusi më i gjerë në këtë vend mund të ishte për axhendën europiane. Shpresoj që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Fyle.
Ndërsa në vlerësimin e kryeministrit Rama Raporti përkthehet: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm dhe më shumë e përgjegjësi për opozitën. Kryeministri Rama deklaroi se progres-raporti i Komisionit Evropian e bazon rekomandimin në “prova të forta e të qarta dhe në rezultate konkrete” të punës së qeverisë së tij, por pa lënë mënjanë edhe kontributin e qeverisë Berisha.
Rritja e luftës kundër drogës, e vlerësuar në raport, sipas Ramës, nuk duhet të politizohet, pasi do t’i shërbente vetëm trafikantëve. Më herët A1 REPORT mësoi nga burime konfidenciale se të njëjtin apel bëri edhe komisioneri Fyle në takimin me dyer të mbyllura, ku u shpreh se politiizimi i kësaj çështjeje nuk i shërben qëllimit.
Pas konferencës për mediat eurokomisioneri zhvilloi një takim tetë a tetë edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa më herët Fyle takoi kryetaren e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.
RAMA: LUFTA E DROGËS INKURAJIM OËR NE TË JETË EDHE PËR OPOZITËN
“Vlerësimi në luftën kundër trafiqeve, dhe për monitorimin më në fund të hapësirës detare me radarë dhe sistemi TIMS, na bëjnë krenarë që kemi qenë tërësisht të hapur dhe të sinqertë kur kemi thënë se cfarë po bëjmë dhe cfarë mendojmë se është për t’u vlerësur, rritja e performancës në kapjen e drogës dhe në arrestimin e trafikantëve është një e dhënë që pa asnjë dyshim përbën një inkurajim të madh dhe një pikë referimi për ne dhe duhet të bëjë një pikë referimi edhe për opozitën”.
RAMA: POLITIZIMI I LUFTES SE DROGES, I SHERBEN TRAFIKANTEVE
“Jemi tërësisht në një mëndje me komisionerin dhe kjo padyshim nuk është një shpikje as e komisionerit dhe as e imja që, politizimi i luftës kundër krimit nuk i shërben askujt përvec krimit, politizimi i luftës kundër trafikut të drogës dhe trafikantëve nuk i shërbën askujt përvec trafikantëve. Prandaj të bëhemi bashkë për të pasur një vijë të qartë ndarëse mes kampeve politike, mes kampeve në parlament dhe kampit tonë të përbashkët, të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, dhe kampit të botës së krimeve, të trafikut. Të bëhëmi bashkë për të ndarë axhendat partiake me axhendën tonë kombëtare që pikë të parë ka shqipërinë në BE”, tha Rama.
FYLE: KLIMA KONFRONTUESE POLITIKE, E DEMTON IMAZHIN E SHQIPERISE
“Jam i inkurajuar nga angazhimi që është treguar nga Shqipëria për përpjekjet për reformë. Angazhimi dhe përpjekjet duhet të intensifikohen përtej vendimit të Qershorit. Klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. Qeveria dhe opozita duhet të ndërveprojnë në mënyrë konstuktive me një qasje e cila të bazohet te konsensusi”, tha Fyle.
FYLE: SYNONI GJITHPËRFSHIRJEN PËR REFORMA TË QENDRUESHME
I pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe faktin që ajo nuk është mes 5 Prioriteteve Kyç, eurokomisioneri Fyle tha se “çështja është diskutuar edhe në takimin me dyer të mbyllura në Tiranë.
“Eshtë e një rëndësi tejet të madhe që një çështje kaq vendimtare si kjo, të jetë gjithpërfshirësee. Është në dorën e qeverisë por edhe të opozitës që të japin përgjegjësi. Nëse doni që reformat të jenë të qendrueshme dhe që ju të ecni përpara pas çdo zgjedhejve dhe jo t’i ktheheni gjerave sërish, është më mirë që gjithpërfshirjen”.
RAMA: REKOMANDIMI S'LE SHTEG "DUHET TA MARRIN STATUSIN"
Edhe për kryeministrin Rama, rekomandimi pa kushte për dhënien e statusit nuk krijon, asnjë dyshim sipas tij se Shqipëria duhet ta marrë statusin.
“Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi se pse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe mbi të gjithë është një rekomandim i pastër, pa asnjë presje pas PO-së. Ne sot ndihemi edhe më shumë të rënduar nga pesha e përgjegjësisë dhe pavarësisht votimit në Dhjetor nga vendet anëtare, përforcimi që i ka bërë komisioni rekomandimit na bën të ndihemi mirë në raport me gjithë shqiptarët sepse puna ka vazhduar pa asnjë lëkundje, pa asnjë mëdyshje, dhe pa asnjë ulje të ritmit të reformave të përpjekjeve të gjithanshme transformuese”, u shpreh Rama.
RAMA: KE VLERESOI REFORMAT E NDERMARRA
Ndërsa shprehu vlerësimet e dukshme që sjell raporti sa i përket reformave të ndërrmara nga qeveria në luftën kundër korrupsioni,dhe krimit të organizuar, Rama tha se një problem i madh që ka nevojë për një reformë të madhe në drejtësi është se “një numër i madh hetimesh nuk pëfundon me dënime”. Siç raporti inkurajon është dhe objektivi ynë të përdorim gjithmonë e më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, të ndërtojmë skuadrat e përbashkëta hetimore me vende mike dhe partnere”, tha Rama.
Rama risolli në fjalën e tij vlerësimin që raporti i bën rolit të ILDKP-së. “Në 4 mujorin e parë të vitit për intensifikimin e një pune që faktikisht në mënyrë specifike raporti thotë se ka hedhur dritë mbi deklarimet problematike të një numri personash që citohen në raport konkretisht”.
GREVA E ISH-NËPUNËSVE, FYLE: TË MOS RREZIKOJNË SHËNDETIN
Eurokomisioneri Fyle ka shprehu shqetësim për zhvillimin e grevës së ish-nëpunësve të shkarkuar nga administrata. Ai i bëri thirrje “të mos vënë në rrezik shëndetin dhe jetët e tyre në rrezik”, ndërsa shtoi se flet në mënyrë të rregullt për ta me qeverinë shqiptare.
RAMA: S’ËSHTË TRIUMF, POR PËRGJEGJËSI. MË VJEN KEQ PËR ÇILJETËN SE S’KA KONCERT
Rama tha se qeveria nuk do të flasë për asnjë triumf, por vetëm për përgjegësi të reja që vijnë nga ky raport vlerësimi.
“Nuk ndjehem sot në asnjë mënyrë në kushtet për të folur për ndonjë triumf, s’do dëgjoni as sot as më vonë nota triumfalizmi nga ana e qeverisë. Ne e marrim si moment kur mbi ne rritet pesha e përgjegjësisë. Kalimi nga matura shtetërore në universitet nuk shkon duke e bërë më të lehtë punën, por e bën të merret një përgjegjësi më të lartë. Sot nuk do ketë fishekzjarrë në qiellien Tiranës, nuk do ketë as koncert, më vjen keq për Çiljetën që do fesonte ndryshe po të ishin të tjerë në pushtet. Do të ketë vetëm rritje përgjegjësie”, deklaroi kreu i qeverisë.
RAMA: DO TA DËGJOJMË OPOZITËN, POR NE UDHËHEQIM
Rama u shpreh se qeveria do të vijojë t’i ofrojë opozitës mundësinë për të diskutuar ligjet e reformat, port ha se “ne do të dëgjojmë, por ne do të udhëheqim”
“Do bëjmë cmos t’i ofrojmë opozitës gjithcka mundemi që të ftojmë opozitën në vallëzim, sepse vallëzimi bëhet bashkë. Cdo reforme, cdo ligj cdo hap ta disktojmë me opozitën, por ne kemi fituar zgjedhjet, opozita i ka hubmur zgjedhjet, ne do të dëgjojmë, por ne do udhëheqim”, u shpreh kreu i qeverisë.
RAMA: FALENDERIMI MINISTRAVE, METES DHE BREGUT
Në vijim kreu i qeverisë shprehu falenderimet sa i takon anëtarëve të kabinetit qeveritar, por nuk la jashtë vlerësimit të tij dhe rolin e kryetares së Komisionit të Integrimit Majlinda Bregun për rolin në këtë proces.
“Falenderim plotësisht i merituar dhe aspak formal i shkon kryetarit të kuvendit Ilir Meta, i cili në mënyrë të dedikuar është vënë në dispozicion të përpjkjes së përbashkët për të avokuuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe ka pasur një axhendë të ngjeshur komunikimi me partnerët. Falenderim i sinqertë për Bregun, e cila nga pozicioni institucional ka pasur edhe ajo rolin e vet të cmuar në këtë proces. Falenderoj ambasadorët e vendeve anëtare, për gjthë komunikimin intensive që na kanë garantuar dhe krijimin e kushteve që mesazhi dhe faktet të dalin të padefomuara në drejtim të kancelarive europiane”, tha Rama.
RAMA: STATUSIN E MERITONIM PREJ DHJETORIT
Rama rikonfirmoi qëndrimin e tij se Shqipëria e meritonte statusin që në dhjetor, duke cituar argumentin e disa prej vendeve anëtare: Pavarësisht punës mbreslënëse të qeverisë na duhet më shumë kohë nëse kjo punë do të jetë e qëndrueshme”. “Në rastet e të shkuarës ka ndodhur që gjerat në dy tre muaj janë kthyer në pikënisje madje duke degraduar, ndaj patën frikë”, tha Rama.
RAMA: TANI KOHA PËR ATA QË NA MBËSHTETËN, KEMI KOHË PËR SKEPTIKËT
I pyetur nga gazetarët për vendimin që mund të japin më 27 Qershor vendet skeptike, të cilat votuan kundër Dhjetorin e kaluar, Rama u përgjigj: I gëzohem faktet që ne ja dolëm të bëjmë punën tonë, lejojmëni të rezervojmë kohën që kemi në dizpozicion për ata që na mbështetën hapur. Ditët në vijim do kemi kohë edhe për skeptikët”.
NISHANI IKEN NE POLONI, BASHA PER LOBIM NE GJERMANI
Sot në Tiranë nuk ishin as kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe as presidenti i vendit Bujar Nishani. Ndërsa Basha është nisur drejt Gjermanisë, ku sipas njoftimit të dhënë për mediat, do të angazhohet për të marrë mbështetje mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, presidenti është nisur në Poloni për të marrë pjesë në 25 vjetorin e çlirimit të këtij shteti. Ndaj dhe duket se axhenda e Fyles do të ketë një tjetër ndryshim. Precedenti/ Kjo është hera e dytë kur Fyle vjen në Tiranë brenda vitit dhe nuk gjej në Shqipëri kryetarin e PD Lulzim Basha. Më parë ai ishte në Samitin e PPE-ve në Dublin.
......
RAUNDI I TRETE I DIALOGUT TE NIVELIT TE LARTE PER INTEGRIMIN
Burime për A1 REPORT nga ky takim, bëjnë të ditur se Fyle ka evidentuar progresin në luftën kundër korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe është shprehur se e sheh me pozitivitet vendimmarrjen e 27 Qershorit të shteteve anëtare të BE-së. “Ka një vullnet politik për ta luftuar trafikun dhe krimin. Policia ka ndërmarrë operacione të suksesshme për të luftuar drogën dhe krimin”, citojnë burimet të jetë shprehur Fyle gjatë fjalës në takimin që zhvillohet me dyer të mbyllura me përfaqësues të opozitës e mazhorancës në Hotel “Sheraton”.
“I inkurajuar nga përpjekjet në reforma, shoh argument solid që vendet anëtare të japin statusin kandidat më 27”, shkruan Fyle në Twitter pas publikimit të raportit.
Burimet saktësojnë se eurokomisioneri Fyle ka vënë theksin se lufta kundër trafikut dhe krimit duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm në të ardhmen.
E megjithatë, Fyle ka shprehur nevojën për një front të përbashkët në luftën kundër narkotikëve. “Politizimi i kësaj cështjeje nuk i shërben qëllimit”, mësohet të jetë shprehur Fyle.
Një PO e fortë pa rezervë për statusin kandidatit për Shqipërinë i rekomandohet vendeve anëtare nga komisioni. Kështu e ka vlerësuar kreu i qeverisë shqiptare raportin e KE, përmes një statusi në Tëitter, menjëherë pas publikimit të tij.
Sakaq, burime nga takimi me dyer të mbyllura i dialogut të nivelit të lartë për Integrimin, bëjnë me dije se Rama ka shprehur mirënjohje pa asnjë ekuivok për rekomandimin pozitiv të KE-së.
“Mirënjohje për vlerësimin e BE ndaj reformave të qeverisë. Vlerësimet për luften e qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe drogës është i merituar. Mbështes mendimin e Komisionit se politizimi i luftës ndaj drogës dhe krimit i shërben vetëm drogës dhe krimit. Statusi kandidat një lajm i mirë për shqiptarët. Maxhoranca e vendosur të bashkëpunojë me opozitën për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
FYLE TAKON RAMEN: PUBLIKOHET RAPORTI, SHPRESOJ!
ORA 08:40 Eurokomisioneri Fyle e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ndërsa më tej është takuar me deputeten demokrate Majlinda Bregu. Kryeministri Rama çeli takimin e parë zyrtar me eurokomisionerin Fyle. Pas takimit të mbajtur në kryeministri me dyer të mbyllura Rama komentoi në rrjetet sociale. “Në 10.00 nis Dialogu i Nivelit të Lartë e paralelisht bëhet publik online Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë. Shpresoj!”, shkruan Rama në Tëitter.