Nga Brukseli Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë nënvizon sërish se zgjedhjet janë test kyç për integrimin e vendit. Deklarata është bërë gjatë një takimi që Fyle zhvilloi mbrëmë në Bruksel me Ilir Metën, kreun e LSI-së, në koalicion të ngushtë qeverisës me Partinë Demokratike.

"Eshtë thelbësore që liderat politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standarded ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë dhe standing e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve perballe shqiptarëve" tha Komisioneri Fyle Ai ka shtuar se Komisioni Evropian është gati të ndihmojë në këtë proces sa më shumë të jetë e mundur dhe të intensifikojë angazhimin e tij nëse partitë politike krijojnë kushtet e nevojshme për këtë. "Kur bëhet fjalë për zgjedhjet është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në agjendë evropiane shumë shpejt pas zgjedhjeve," theksoi Komisioneri Fyle, informon zyra e shtypit e KE-së në Tiranë.

Komisioneri gjithashtu nënvizoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në a axhendën e saj evropiane: "Periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian." - tha Fyle.

(sg/shqiptarja.com)