Fytyra e protestës/ Militantëve të maskuar iu pre hovi! Pse nuk u përmbush skenari për 'rrëzimin' e Ramës?! (FOTO)

Fytyra e protestës/ Militantëve të maskuar iu pre hovi! Pse nuk u përmbush skenari për 'rrëzimin' e Ramës?! (FOTO)

Protesta e sotme e opozitës ditën e sotme ishte e përgatitur të ishte e dhunshme, pasi siç u mësua më herët nga agjencitë e huaja ligjzbatuese, manifestimi do shoqërohej me akte të kundraligjshme. Disa prej protestuesve ashtu si në tubimet e mëparshme ishin të maskuar për të shmangur identifikimin nga ana e forcave policore.

Një tjetër detaj i cili u vu re në protestën e sotme ashtu si në tubimin e fundit, ishte prezenca e fëmijëve të maskuar. Kujtojmë se në protestën e 2 qershorit shumë fëmijë të moshave 10-12 vjeç sulmuan me kapsolla dhe fishekzjarre godinën e seancave plenare, duke bërë të pamundur edhe ndërhyrjen e policisë për largimin e tyre me forcë për të shmangur lëndimin e tyre.

Ndërsa duket se sot hovi i tyre u ndal edhe nga shfuqizimi që presidenti Meta i bëri datës së zgjedhjeve, i cili u pasua edhe me një kërkesë të drejtpërdrejtë për ndërprerjen e protestës, ndryshe nga herët e tjera ku thirrjet e tij gjatë protestës kanë qenë për parandalimin e akteve të dhunshme.

Kjo solli edhe një mosmarrëveshje mes militantëve në fund të protestës duke sjellë ndarjen e tyre në dy kampe. Teksa lideri demokrat Lulzim Basha mbylli protestën nga selia blu, një grup protestuesish të dhunshme mbetën tek Kuvendi, duke bërë rezistencë për disa minuta jo vetëm ndaj thirrjeve të policisë por edhe ndaj kërkesës së liderëve të tyre politikë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 09/06/2019 02:44

    Jo vetem militanteve qe ju pre hovi por skenaristit dhe regjizorit te protestes. Rrofshin sa malet SHBA dhe BE qe ja plasen Rusise planin per destabilizimin jo vetem te Shqiperise por krejt Ballkanit

    Përgjigju
  • WTF: 09/06/2019 00:04

    Protesta e njerëzve me bisht

    Përgjigju
  • Latifi: 08/06/2019 23:40

    Fytyra e popullit fukara qe kerkon rezimin e Rames

    Përgjigju
    • Toni: 09/06/2019 10:20

      Ky nuk eshte populli fukare,por populli maskara! Shyqyr zotit qe jane shume pak!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë