Protesta/ Policia: Kemi informacione shqetësuese për dhunë! PD: Sajesë për të frikësuar qytetarët

Pak orë para protestës së tetë kombëtare të opozitës që do të zhvillohet sonte në orën 19:00, policia e shtetit përmes zv/ drejtoreshës së përgjithshme Aida Hajnaj u shpreh se ka informacione shqetësuese për dhunë, prandaj kërkoi nga organizatorët që të marrin përgjegjësitë për të shmangur incidentet dhe sulmet kundër institucioneve e efektivëve, të cilët do të jenë të çarmatosur, pra nuk do të kenë armë me vete. Aida Hajnaj i bëri thirrje organizatorëve që të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë, pasi në rast dhune policia është përgatitur të reagojë në proporcion të plotë dhe se protesta do të jetë nën monitorim të plotë. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e cilësoi deklaratën si një sajesë të neveritshme, që synon përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.  Ai tha se PD i siguron qytetarët se është e angazhuar vetëm për protestë paqësore dhe se nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në largimin e Ramës.
 
Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit
Sot disa forca politike kanë thirrur një tubim proteste. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj. Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë. Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës. Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve. Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune. Po ashtu u kërkojmë qytetarëve të Tiranës, që nuk janë të interesuar  për protestën, të  shmangin lëvizjen në perimetrin e protestës së sotme, e cila do të jetë nën monitorimin  e plotë të Policisë.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit. Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.  Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ramës.

Partia Demokratike është e vendosur:  asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.   Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për standartet dhe vlerat Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Regjimi në grahamat e fundit është i  tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se kurrë. Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin  e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për Shqipërinë si gjithë Europa!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 08/06/2019 17:20

    Policia e shtetit te zbatoj me fanatizem ligjet e shtetit te veproj me ashpersi ndaj dhunuseve te ligjit te coj prapa hekurave te gjithe halabaket sic eshte dhe ky halabak qe e ka emrin Gazment te arrestoj organizatoret ata we nxisin dhune

    Përgjigju
  • BRSS: 08/06/2019 16:18

    KE FYTYR DHE FLET MOR QEN TI JE KOKA E BANDAVE TE PAGUARA ME LEKE UN LUS ZOTIN QE JU TA BENI SOT TYM DHE FLAKE DHE DO TA SHIKOSH ZOTROTE KU DO PERFUNDOSH TI DHE LULI

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 08/06/2019 15:07

    POLICIJA ESHTE MIRE TE MERRET ME KRIMINALITETIN NEVEND SE SA ME PROTESTUESIT

    Përgjigju
  • Maks: 08/06/2019 14:03

    Po te vjen anes kokes o bardhi nuk dilet kundra amerikes o gogol di misri do ta fus sala ty dhe vet del pa lagur dhe lushnja i ka cunat te urt ti nga dole kaq trim

    Përgjigju
  • Robi: 08/06/2019 13:32

    Mbajeni nën vezhgim Kryperbindeshin e Shqipërisë Sali Lusha me antitank në dorë sipër tankut tek PD dhe Epshurr Brahimkari dhe Kejdi dhembcakallja dhe Flamur Herman Geringun komandant i naziskineve të Mamurrasit si dhe Sahit Dinamitin apo Dollapin se ata mund të bëjnë rrëmuja me molotov

    Përgjigju
    • Ermela: 08/06/2019 16:25

      Po per cfar rremuje behet fjale asnje rremuje nuk do behet SE dhuna eshte e denueshme jemi apo sjemi be NATO..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja