Fytyra tjetër e primareve

Fytyra tjetër e primareve

Sali Berisha Primaret

Balotazhi i Ilir Alimehmetit është më shumë se sa thjesht numërim e moskalim i 50 plus 1. Mosfitorja në raund të parë e Belind Këlliçit, është më frustruese për të tjerë, se për vetë atë. Votat për Alimehmetin treguan se PD, të paktën në Tiranë, nuk është krejt e atrofizuar, e palogjikshme, apo e pandryshueshme, siç rëndom përshkruhet e ndonjëherë shfaqet. Krejt e kundërta. Duket se shohin tek Alimehmeti një figurë që u ka munguar prej vitesh e vitesh, figurën e re, që nuk ngrihet duke u kapur pas potureve të udhëheqësve, për t’u shfaqur një ditë papritmas si drejtues.

Figurën që nuk do të imponohet përmes agresivitetit, dhunës verbale, a fyerjes, por forcës së mendimit, argumentit e qetësisë. Bukur. Për herë të parë ka një figurë që pas kaq shumë vitesh nuk i përngjan Berishës, e as mundohet t’i ngjajë, por rastësisht titulli “doktor” i jep një peshë të përafërt, që Alimehmetit i bën mirë.

Mosfitorja menjëherë e Këlliçit, sido ta rrotullosh, është një kundërshti e heshtur jo për të, por për Berishën. Ishte lideri historik që si edhe në gara të tjera, kërkoi të imponohej kur deklaroi se kandidati përballë PS duhet të ishte politik dhe pas shpalljes së kandidaturave në një aktivitet u shfaq me Belindin në krah.

Demokratët refuzuan në masë imponimin. Jo vetëm kaq, por duke parë shpërndarjen e votave, refuzuan në masë edhe kllounatat, delirimet, fluturakët, utopitë. Sa fuqi do të ketë Belindi të ecë pa mbështetjen e Berishës? Kjo mbetet për t’u parë.

Sigurisht që egziston dhe një teori konspirative, që nuk mungon kurrë. Primaret, edhe në Tiranë ishin të pararregulluara. Në balotazh dalin dy më të preferuarit nga njerëzit, të tjerët me rradhë. Në votimin e dytë, fiton i preferuari i Doktorit të madh. Çështja mbyllet duke treguar se ka dhe demokraci brenda. Personalisht nuk do më pëlqente të ishte kështu.

Nëse Belindi do të dijë të dalë nga hija e Berishës, së bashku me Alimehmetin kanë shanse të mira të riformatojnë Partinë Demokratike për ta bërë gati për të ardhmen e afërt. (Mendoj do të ishte humbje për PD nëse pas primareve, Alimehmeti tërhiqej “në punë të tij”).

Sa për zgjedhjet lokale në kryeqytet, si Këllici dhe Alimehmeti do e kishin mjaft të vështirë përballë një makinerie elektorale si Veliaj dhe PS e Tiranës, aq më tepër me problemet që dihen dhe nuk dihen brenda PD, por nëse për Belindin mendoj se humbja i vjen direkt nga përballja me Veliajn, për Ilirin mendoj se humbja do t’i vinte nga sabotimet e brendshme. Sigurisht që ka vend edhe për mrekullitë, por rrugës duhet gjetur edhe ndonjë kandidat më shumë se i ndjeri Hysni Milloshi në 2011.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan