Nga analiza e deklarimeve të kryebashkiakëve, rezulton se kreu i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko të mos jetë treguar i sinqertë me deklarimin. Në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Maqedonase e arrestoi atë gjatë peracionit “Titaniku”.
 
Ata u akuzuan për manipulim të zgjedhjeve. Rreth 500 banorë të Pustecit, shtetas shqiptarë me kombësi maqedonase, rezultonin se ishin votues në Maqedoni.
 
Kryetari i Bashkisë së Pustecit nuk ka deklaruar asnjë ndalim, arrestim apo hetim. Në dokumentin e vetëdeklarimit, sipas ligjit për dekriminalizimin, Themelko thotë se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e veprave penale, nuk është ndaluar dhe as arrestuar dhe as i është caktuar ndonjë masë sigurie.
 
Themelko është rizgjedhur kryetar bashkie në Pustec, i emëruar nga Aleanca Maqedonase, parti që në zgjedhjet e fundit u bë pjesë e koalicionit të majtë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com