TIRANE – Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shqpërthimit të Gërdecit nëpërmjet një një deklarate për mediat reagojnë lidhur me vendimin e Gjykatës së lartë e cila pushoi çështjen ndaj Fatmir Mediut.
Të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare ata thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Drejtësia shqiptare i ka patur të gjitha shanset dhe kohën e mjaftueshme, nga viti 2009 kur çështja filloi e deri më tani, ta gjykonte çështjen pa pritur që të vinte koha për këtë amnisti. Gjithashtu, dhe në raste të tjera kur amnistia është përdorur për të mbyllur çështje të ngjashme, GJEDNJ i ka konsideruar këto raste si shkelje duke theksuar se hetimi dhe gjykimi penal duhet të garantohet në çdo rast kur kërkohet nga të dëmtuarit.”
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shqpërthimit të Gërdecit thotë se ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ka ende akuza të cilave “nuk u ka bërë akoma bisht” dhe që janë pezulluar për shkak të imunitetit. Familjarët rikujtojnë kërkesën që bënë ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama ( e cila sot i dorëzoi këtë post kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla) që të hetonte Mediun duke qenë se tashmë ishte pa imuntet.
“I kemi kërkuar kryeprokurores Ina Rama që të niste procedimin që në datë 26 tetor, ditën që imuniteti zyrtarisht u hoq si pengesë për të proceduar ministrat. E kuptojmë që Znj. Ina Rama mund të mos ketë qenë shumë e fokusuar në këtë cështje që kur se diskutohej mandati i saj. Por sot, me ardhjen e kryeprokurorit të ri Z. Adriatik Llalla, duke i uruar atij suksese në detyrën e re, i kujtojmë se suksesi i tij varet së pari nga këto cështje kaq të rëndësishme sic është zbardhja e ngjarjes së Gërdecit. Për këtë arsye presim prej tij që pa humbur kohë të rinisë procedimin penal ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Lartë meqënëse tashmë nuk ka as edhe një pengesë të vetme për të proceduar”, kërkojnë familjarët.
Ata shprehen të indinjuar nga vendimi dhënë sot nga Gjykata e Lartë ndërsa thonë se e dinin se diçka e tillë do të ndodhte, ndaj edhe ngritën zërin para se Kuvendi të miratonte amnistinë. “Prova e gjallë është Fatmir Mediu i cili një herë shpëtoi nga imuniteti, pastaj shpëtoi nga vendimi i padrejtë i Gjykatës së Lartë të cilin Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, dhe sot shpëtoi nga amnistia.”
“Bëmë thirrje që të mos prekej hetimi apo gjykimi i ngjarjes së Gërdecit dhe thirrjen tonë e dëgjuan edhe ndërkombëtarët, të cilët edhe më parë e kishin ngritur shqetësimin e tyre në raportet që kanë publikuar. Por këto thirrje nuk u dëgjuan dhe ja ku jemi sot në këtë situatë ku një ministër sfidon drejtësinë përsëri”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com