Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik
Kosovë-Shqipëri jo në nivel të mirë

Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik<br />Kosovë-Shqipëri jo në nivel të mirë
Edhe pse janë investuar miliarda euro në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, ende nuk ka një nivel të kënaqshëm. Qe të dy vendet nuk është se bashkëpunojnë shumë në nivelin ekonomik dhe në kohë kur bashkëpunimi ekonomik do të duhej tëzhvillohet, aty ka ngecje. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë për mediat kosovare se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të rritet ngase në të kundërtën nuk arsyetohen miliardat në investimet e infrastrukturës.

“Është e vërtetë se viti 2014 në bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, është përcjellë me disa barriera të cilat janë shumë më tepër të natyrës burokratike se sa substanciale. Nuk arsyetohen miliardat investime në infrastrukturë në qoftë se nuk e kemi një rritje permanente të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim në qoftë se i shikoni prodhimet farmaceutike të Kosovës, në qoftë se e shohim aferën e miellit, ose e shohim pataten e shumë punë të tjera besoj se kemi arsye shumë më tepër të brengosemi se sa të kënaqemi për këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Gërxhaliu.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf