TIRANE - Një ditë pas lajmit se 11 vjeçares Ronela Legisi do ti ndërpritet pagesa e përmuajshme, Gëzim Tushi kordinatori i marrëdhënieve për publikun në Shërbimin Social shtetëror thotë për A1Report se vajza do të vijojë të trajtohet me pagesën e ndihmës së aftësisë së kufizuar në rast se ajo do ta fitojë këtë të drejtë nga rikomisionimi.

"Realisht vajza, Ronela ka pasur dhe ka një vendim sipas të cilës ajo e përfiton pagesën e aftësisë së kufizuar deri ne datë 31.05.2015 dhe kjo do të thotë se ajo nuk është penguar për marrjen e pagesës". 
 
Tushi shprehet se Ronelës nuk do ti hiqet pagesa por ashtu sikurse çdo person tjetër që përfiton nga pagesat e ndihmës së kufizuar edhe ajo do ti nënshtrohet rikomisionimit."Mbi bazën e një reforme të shërbimit social për personat me aftësi të kufizuar ka filluar një proces i gjerë i rikomisionimit. Ideja është për të bërë një rikomisionim. Ideja është për të bërë një riverifikim të diagnozave dhe të përshtatshmërisë së tyre që përfitojnë këtë gjë. Në këtë konteks edhe Ronela pas kësaj date është e detyruar në një farë mënyre t'i nënshtrohet një rikomisionimi për ta rifituar të drejtën e saj të pagesës. Do të thotë që pas datës 31 maj nuk i hiqet e drejta e përfitimit të kësaj ndihme ekonomike por kjo duhet të rikonfimuar nga komisioni mjekësor".
 
I pyetur nëse ky rikomisionim do të jetë përfundimtar apo dio të përsëritet sërish pas një periudhe të caktuar kohore, Tushi thotë se në rast se në bazë të diagnozës do të vendoset nëse pagesa do të jetë me afat të percaktuar apo jo.
"Në qoftë se nuk ndryshon diagnoza, domethënë që nuk ndryshon as përfitimi dhe as masa e përfitimit. Do të thotë që ato janë të drejta të padiskutueshme," - tha Tushi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)