Gëzuar ditëlindjen Eli Fara! Ylli i
muzikës shqiptare mbush...29 vjeç?

Gëzuar ditëlindjen Eli Fara! Ylli i<br />muzikës shqiptare mbush...29 vjeç?
Këngëtarja e njohur e muzikës folk, Eli Fara feston ditën e sotme ditëlindjen. Një nga femrat më të bukura shqiptare dhe me zërin më të veçantë, nuk mbush 20 vjeç, aq sa mund të tregojë me fizikun dhe fytyrën e saj, por 49 vjeç. Në këtë ditë, Eli nuk ka marrë vetëm urimin e fansave, por edhe një urim të ndjerë nga ana e mikeshës së saj, këngëtares Aurela Gaçe.

Aurela ka folur me superlativa për kolegen e saj, dhe duke njohur sinqeritetin që e karakterizon, nëse e thotë Aurela, ashtu është vërtet.

“Edhe 100 pranvera të uroj, mikja ime. Zgjodha pikërisht këtë foto, sepse duket drita e syve, ashtu siç je në shpirt. Unë e quaj veten me fat që kam mundur të njoh një grua e nënë aq të fortë sa ty. Supi ku pa frikë mund të mbështetet miqësia. Kam shumë për të thënë, por ke shumë ditëlindje përpara edhe do të kem kohë të shprehem” – shkruan Aurela në Instagram.
eli fara
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)