G-20, 8 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

G-20, 8 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

Forumi i G-20-s u bëri thirrje "të gjitha vendeve, organizatave ndërkombëtare, sektorit privat, institucioneve që merren me filantropi dhe individëve" të kontribuojnë në përpjekjet që po bën ky organizëm për të luftuar COVID-19, duke vendosur si objektiv mbledhjen e 8 miliardë dollarëve.

Forumi ndërkombëtar për qeveritë dhe guvernatorët e bankave qendrore të 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian (G-20) njoftoi të premten se ka mbledhur tashmë 1.9 miliardë dollarë. Arabia Saudite që ka presidencën e radhës kontribuoi me 500 milionë dollarë.

"Sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale, dhe kjo është koha që ne të ngrohemi e të mbështesim garën për një vaksinë dhe masa të tjera terapeutike për të luftuar COVID-19", tha ministri i Shtetit i saudit Fahad Almubarak. "I vlerësojmë përpjekjet ekzistuese për financim nga e gjithë bota dhe nënvizojmë urgjencën për të tejkaluar hendekun e financimit", shtoi ai.

Britania njoftoi se ka kryer provën e parë tek njeriu të një vaksine që lufton koronavirusin. Kjo provë ngjall shpresa të reja ndërsa një provë në Kinë me një ilaç antiviral rezultoi të ishte e paefektshme tek pacientët me koronavirus. Prova klinike me ilaçin Remdesivir zhvilluar nga “Gilead Sciences” me seli në Kaliforni, nuk dëshmoi gjithashtu ndonjë përfitim për pacientët me COVID-19 si dhe nuk arriti të zvogëlojë praninë e virusit në gjakun e tyre. Shtetet e Bashkuara e kryen testin e parë me vaksinën kundër virusit, në muajin mars në Siatëll të shtetit të Uashingtonit.

Kanadaja, Rusia dhe disa vende të tjera po punojnë gjithashtu për zhvillimin e një vaksine, por ekspertët thonë se edhe nëse së shpejti do të shënohej sukses në këtë drejtim, prodhimi dhe shpërndarja do të zgjaste më shumë.

Studimet kanë treguar gjithashtu se ilaçi i malaries hidroksilklorina nuk ka dhënë rezultate në trajtimin e virusit dhe në fakt mund të rrezikojë pacientët me COVID-19. Presidenti i SHBA Donald Trump e ka reklamuar fort ilaçin duke theksuar se “do të ofronte një ndryshim thelbësor" në trajtimin e sëmundjes. Të enjten ai tha se nuk ka ndryshuar qëndrim mbi këtë çështje. “Ka patur rezultate shumë të mira dhe gjithashtu rezultate që mbase nuk janë aq të mira. Lexova për një të të tillë”, tha zoti Trump në konferencën e përditshme për shtyp. Presidenti bëri të ditur se ai mund të zgjasë afatin e udhëzimeve për distancimin fizik përtej 1 majit nëse nuk mendon se vendi është i sigurt./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë