Zyrtarët e qeverisë amerikane nuk do të marrin pjesë në samitin e G20-ës të këtij viti në Afrikën e Jugut, tha të premten Presidenti Donald Trump, ku SHBA-të pritej të përfaqësoheshin nga zëvendëspresidenti J.D. Vance.
“Është një skandal që G20 po mbahet në Afrikën e Jugut. Afrikanerët (njerëz që rrjedhin nga kolonët holandezë dhe gjithashtu nga emigrantët francezë dhe gjermanë) po vriten dhe masakrohen, dhe toka dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht. Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë për sa kohë që këto abuzime me të drejtat e njeriut vazhdojnë”, shkroi Trump në Truth Social.
Trump ka vazhduar ta dënojë vendin për atë që ai e quan diskriminim ndaj popullsisë së bardhë, duke pretenduar më parë këtë vit se vendi po kryente “gjenocid” kundër qytetarëve të bardhë. Por zyrtarët e Afrikës së Jugut kanë vazhduar t’i hedhin poshtë këto pretendime.
“A ju kanë thënë se ku është kjo, z. President?” tha Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, në një deklararatë gjatë këtij viti.
“Do të doja të dija se ku është kjo, sepse këtë nuk e kam parë kurrë.”
Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha gjithashtu më parë këtë vit se do të bojkotonte samitin e G20 në Johanesburg për shkak të "gjërave të këqija" që po ndodhin në vend, duke e anuluar fokusin e samitit në "solidaritet, barazi dhe qëndrueshmëri".
Foto: Postimi i Trump
Komente












Ky eshte nje idiote total
PërgjigjuMe keto qe po ben o president shume shpejt do te te vije fundi .Shiko ne çfar gjendje e ke kthyer popullin amerikan po bredhin me tenxhere per nje vakt .