G20,asnjë marrëveshje për Sirinë
Takim i ftohtë Obama - Putin

G20,asnjë marrëveshje për Sirinë<br />Takim i ftohtë Obama - Putin
Një takim i dështuar dhe bosh mund të konsiderohet  përballja mes SHBA dhe Rusisë sa i përket cështjes së Sirisë. Pas një periudhe të gjatë përplasjesh gjeopolitike, presidenti i SHBA dhe homologu rus Putin  u takuan ballë për ballë gjatë samitit të G 20 i cili u mbaj në Hangzhou të Kinës. 

Të dy krerët dështuan të gjenin një gjuhë të përbashkët bashkëpunimi sa i përket luftës në Siri.

Mes problemeve qëndron edhe hapja e një korridori humanitar për në Aleppo, ku negociatorët rus dhe amerikan nuk arrijnë të gjejnë një rrugë të mesme. E ndërsa përplasjet vijojnë njerëzit në Alepo vijojnë të vuajnë pasojat dhe të humbin jetën çdo ditë.Mediat raportojnë se ditën e sotme të paktën 40 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të 4 bombave .
 
Do të duhej të kishte bisedime të tjera diplomatike mes ekspertëve të cështjeve ushtarake dhe inteligjencës përpara se rusët dhe amerikanët të gjejnë një formulë e cila do të çonte në arritjen e një armëpushimi edhe pse askush nuk e beson.  Për të kuptuar ftohjen mes dy presidentëve mjaftoi edhe fotoja e shtrëngimit të duarve gjatë samitit , një zgjatje duarsh e detyruar e madje një shikim nga kreu i Kremlinit sikur donte të evitonte takimin sy më sy.

Të dyja fuqitë botërore po luftojnë kundra shtetit islamik,por përplasja qëndron diku tjetër, Moska nga njëra anë mbështet forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad. Ndërsa Washingtoni i cili gjithashtu drejton sulmet e koalicionit mbështet grupet opozitare të cilat duan të rrëzojnë udheheqësin sirian Assad.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar