G-20 nis punimet, udhëheqësit botërorë në Romë thirrje: Të ketë më shumë vaksina për vendet e varfra
Udhëheqësit botërorë në samitin e G-20-ës
Në Romë nisën sot punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqëndruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.
Presidentit amerikan Joe Biden, i cili po merr pjesë në këtë samit, zhvilloi takimeve të veçanta me kancelares gjermane Angela Merkel, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar hapat e ardhshëm mbi programin bërthamor të Iranit.
Kryeministri italian Mario Draghi e hapi forumin me një thirrje të fortë për përpjekje të dyfishuara për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra.
Ai nënvizoi se ndërsa 70% e popullatës në vendet e pasura janë vaksinuar, në vendet e varfra është vaksinuar vetëm 3% e popullatës, duke e quajtur atë "moralisht të papranueshme".
Zoti Draghi bëri thirrje për një angazhim të ri për bashkëpunimin shumëpalësh.
Italia shpreson që G-20 të ndërmarrë zotime të rëndësishme nga vendet që përfaqësojnë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global, dhe që njëkohësisht janë përgjegjëse për rreth të njëjtën sasi të emetimit të gazit karbonik në atmosferë, përpara konferencës së OKB-së për klimën që fillon të dielën në Glasgou të Skocisë.
Pjesa më e madhe e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive që ndodhen në Romë do të shkojnë në Glasgou sapo të përfundojë G-20. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping po marrin pjesë në distancë.
Në prag të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se takimi i Glasgout rrezikonte të dështonte për shkak të angazhimeve ende të vakëta nga ndotësit më të mëdhenj të planetit./ VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42