Kriza koreane do të jetë në krye të axhendës në bisedimet e të enjtes në samitin dy ditor mes Ministrave të Jashtëm nga 8 vendet më të fuqishme në Londër.
Korrespondentët thonë se Japonia, e pranishme në bisedime, do të kërkojë lëshimin e një deklarate të fortë solidariteti për këtë cështje shqetësuese pasi Korea e Veriut ka kërcënuar ushtarakisht Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat amerikane në Oqeanin Paqësor.
Ministrat e G8 do të debatojnë gjithashtu edhe për krizën siriane ku janë takuar edhe me lidërit e opozitës siriane të mërkurën, ku raportohet që këta të fundit të kenë ushtruar më shumë presion për ndihmë humanitare.
Por në ndryshim nga Korea e Veriut, Rusia e cila është një aleate e Sirisë, ministrat e jashtëm nuk presin që Moska të mbështesë sanskionet e mundshme ndaj presidentit Bashar al-Assad.
Gjithashtu në këtë samit dy ditor është diskutuar edhe për programin bërthamor të Iranit që është edhe shansi i parë për ministrat e G8, për të diskutuar ballë për ballë dështimin e takimit të javës së kaluar në qytetin kazakistan Almaty, në lidhje me aktivitetin e saj nuklear.
Teherani zyrtar thotë se kërkon të prodhojë vetëm energji, por SHBA-ja dhe aleatët e tyre dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, tha se Britania e cila mban aktualisht kryesinë e radhës të G8, tha se është e gatshme të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve politike ndaj këtyre problemeve.
Hague tha se prioritet ka qenë edhe marrëveshja e re për të ndaluar dhunën seksuale në konflikte, si dhe siguria kibernetike.
Grupi i G8 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Rusinë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com