Një surprizë e papritur ka ndodhur për udhëtarët e United Airlines, të cilët kishin prenotuar on-line një udhëtim nga Los Angeles, për në Hawaii dhe kishin parë që bileta e tyre për një këtë udhëtim, kushtonte 0 dollarë. 

Pasagjerët, teksa prenotonin on-line udhëtimin e tyre, në momentin që do të bënin pagesën, kanë zbuluar se udhëtimi i tyre ishte pothuajse falas. 

Zero dollarë për tarifën e udhëtimit dhe pak dollarë për taksa e komisione aeroportuale, e gjitha kjo, për shkak të një defekti të sistemit kompjuterik të prenotimeve on-line.
Bëhet fjalë për një udhëtim nga Los Angeles për në Hawaii, me disa ndalesa të ndërmjetme, që kushton rreth 800 dollarë, por që këtyre pasagjerëve, u kushtoi më pak se 10 dollarë. 

Edhe pse kjo ofertë, u shkatua nga një gabim kompjuteri, sipas BBC-së, United Airlines, një nga Kompanitë Ajrore më të mëdha amerikane, nëpërmjet rrjetit social Twitter, u bëri të ditur pasagjerëve që biletat e prenotuara me atë tarifë, do të ishin të vlefshme, për të kryer udhëtimin. 

Gjithashtu, Kompania United Airlines, më pas i bllokoi blerjen e biletave on-line.

Bob Stokas nga Chicago, një nga udhëtarët fatlumë, për NBC, tha se nuk e priste që një biletë, nga dhe për Los Angeles të kushtonte më pak se 10 dollarë, për person, ai u shpre se ishte shokuar dhe surprizuar në të njëjtën kohë.


Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)