Gabimet që i hasim çdo ditë, Dr.Silva Bino jep këshillat për tu mbrojtur nga përhapja e Koronavirusit

Gabimet që i hasim çdo ditë, Dr.Silva Bino jep këshillat për tu mbrojtur nga përhapja e Koronavirusit

Foto ilustruese

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata që janë të shqetësuar nga frika e përhapjes së koronavirusit. Ashtu siç thuhet shpesh nga mjekët është më efikase të parandalosh një sëmundje sesa ta shërosh atë. Së fundmi Bino ka publikuar edhe 22 këshilla se si duhet të veprohet që të ulet rreziku i prekjes nga koronavirusi por edhe nga sëmundjet e tjera.

Shpesh herë viruset transmetohen nga një person tek tjetri për shkak të pakujdesisë që bëhen nga personat e prekur apo nga të tjerët. Prandaj duhet të ndërgjegjësohemi pasi higjena dhe pastërtia janë armiku numër një i viruseve.

Përpara se të na kapë frika për koronavirusin duhet të ndërgjegjësohemi:

1. Mos pështyni përtokë apo kudo që ju vjen
2. Mos shfryni hundët me dorë e të prekni me ato duar çdo gjë
3. Të kini kurajon që tu thoni mos pështyjë e mos shfry hundët në atë mënyrë kujtdo
4. Mos kruani hundët me vend e pa vend e pastaj të prekni çdo gjë
5. Mos shfryni hundët në shami prej letre disa herë e ta mbani atë shami nëpër xhepa
6. Mos prekni hundën, gojën sytë me vend e pa vend
7. Mos i lini apo mos i hidhni shamitë prej letre me të shfryrat e hundëve kudo që të mundeni po hidhini menjëherë në një kosh plehrash të mbyllur
8. Mësohuni të teshtisni duke vendosur gropëzën e brrylit përpara hundës e gojës
9. Lani duart vazhdimsiht me ujë e sapun
10, Nëse nuk keni për momentin ujë e sapun pastrojini me dezinfektant dhe pastaj sapo te gjeni mundësinë lajini duart me ujë e sapun. Kur bleni mos harroni të bleni dhe dezinfektantin dhe mbajeni në çantë apo xhep atë kudo siç mbani të kuqin e buzës apo kuletën.
11. Pastroni vazhdimisht sipërfaqet ku punoni me pastrues te zakonshëm
12. Lani mire dyshemetë e pastroni
13. Ajrosni shpesh mjediset ku qëndroni
14. Mos vizitoni atë që është i sëmure
15. Kur jeni te sëmure mos shkoni ne pune
16. Mos udhëtoni kur jeni te sëmure
17. Kur jeni te sëmure tregoni për sëmundjen tuaj nëse jeni ne avion, aeroport, port, traget, apo autobuz, apo pike kufitare detare apo tokësore
18. Tregoni ku keni udhëtuar dhe jepni numrat e sakte te kontaktit dhe identitetit tuaj për shërbimet shëndetësore
20. Dhe mos u puthini dhe përqafohuni me vend e pa vend e mos jepni aq shume dorën sa here takoni dike.
21. Pastroni çdo vend publik
22. E mos i teshtini mu ne turi kujtdo qe keni përpara ne autobuz apo makine apo dyqan etj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it