Atalanta eleminohet nga Europa League. Skuadra italiane ka barazuar 1-1 në Bergamo kundër gjermanëve të Borussia Dortmund, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në Gjermani përfundoi 3-2 për verdhezinjtë. Lojtari I parë që shënoi ishte Toloi në minutën e 11-të, por Schmelzer barazoi për Dortmund në minutën e 83-të duke shënuar ëndrrën e Atalantës.
/Shqiptarja.com
Etrit Berisha u aktivizua si titular eshe në këtë sfidë për Atalantën. Madje goli i pësuar në minutën e 83-të, ishte për fajin e tij pasi nuk arriti të zotëronte mirë një top të lehtë, i cili i shpëtoi nga duart dhe u drejtua tek Schemlezer i cili shënoi gol duke i dhënë goditjen fatale Atalantës.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









