TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, që është thirrur sot nga presidenti Bujar Nishani.

Në faqen e tij në "Facebook", deputeti Artan Gaci ka publikuar dy foto nga koha e qeverisë “Berisha”, kur sipas tij, për sigurinë në vend qeveria raportonte tek biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
komisioni i sigurise, fazllic

(Foto e publikuar nga Artan Gaci ne Facebook)

STATUSI I PLOTE I DEPUTETIT
Foto sa për 1000 fjalë!

Këta që po bëjnë teatër sot me sigurinë kombëtare duke kërkuar raporte, në kohën e Berishës raportonin për sigurinë e Shqipërisë tek serbo-boshnjaku Damir Fazllic.

Mars 2006: Në Këshillin e Sigurisë në kohën e Berishës përpara Damir Fazlliç për sigurinë kombëtare raportonin njëri pas tjetrit ish-Kryeministri Berisha, ish-Ministri i Brendshëm Basha, ish- Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ish-Kreu i SHISH dhe kreu i Policisë së Shtetit.

fotot e artan gacit

(Foto e publikuar nga Artan Gaci në Facebook)

(er.nu/shqiptarja.com)